United-PSG është një përballje shumë e rëndësishme për skuadrën që kalon në raundin tjetër të Champions League. Kjo sfidë ka nisur me një gol të shënuar nga braziliani Neymar në minutën e gjashtë, kurse Markus Rashford riktheu baraspeshën pas gjysmë ore lojë.
Në minutën e 20-të pati edhe tension në fushën e blertë, pasi Fred dhe Paredes u përplasën me njëri-tjetrin. Mesfushori brazilian i United iu afrua me kokë kundërshtarit dhe pati një shtyrje.
Argjentinasi u rrëzua në tokë dhe pati edhe pak aktrim, ndërkohë që arbitri i ndeshjes me ndihmën e VAR vendosi që ta ndëshkonte Fred vetëm me karton të verdhë. /abcnews.al