Një vatër zjarri është ndezur në Pishkash të Përrenjasit. Siç raporton gazetari Agim Blloshmi vatra është aktivizuar në lagjen Toromani dhe ka marrë drejtimin për në fshatin Karkavec.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po ndihmohen edhe nga banorët e zonës për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. /abcnews.al