Anglia po luan në tranfertë përballë Bullgarisë dhe pa kaluar 20 minuta lojë, e ka parë veten në avantazh të dyfishtë. Fillimisht, ishte Rashford ai që shënoi një supergol. Ylli i Manchester United bën gjithçka mirë nga krahu i majtë, driblon dy futbollistë dhe shënon nga një diagonale thuajse e pamundur.
pas këtij supergoli nga Rashford, ishte radha e Ross Barkley për të shënuar. Pas një aksioni perfekt nga Kane-Sterling, mesfushori i Chelsea nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur, duke i siguruar fitoren Anglisë./abcnews.al
Kualifikuese, Euro 2020
Bullgari – Angli 0-2
Rashford 7′, Barkley 20′