VIDEO/ Aksion model i “Parisienëve”, PSG nis festën në përballjen e Superkupës

schedule20:46 - 3 Janar, 2024

schedule 20:46 - 3 Janar, 2024

Duke se mbrëmjen e kësaj të mërkure një tjetër trofe do të shtohet në “arkivën” e “gjigantëve” të Ligue 1, Paris Saint-Germain, me këta të fundit, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetë, vetëm 3 minuta pas fillimit të sfidës ndaj Toulouse, të vlefshme për finalen e Superkupës së Francës.

Një aksion model është finalizuar më së miri nga mesfushori koreano-jugor, Kang-In Lee, i cili pas merr një pasim të bukur në zonë nga Dembele dërgon topin lehtësisht në rrjetën e Restes. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: