VIDEO/ Aksion “magjik” i Arsenal, Odegaard dyfishon shifrat për “Topçinjtë”

schedule16:15 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 16:15 - 2 Dhjetor, 2023

Vetëm 11 minuta pasi arritën të gjenin golin e parë të sfidës, “Topçinjtë” e Arsenal kanë arritur të dyfishojnë shifrat përballë “Ujqërve”, të Wolves në përballjen e vlefshme për javën e 13-të, të Premier League.

Një aksion “magjik” i djemve të teknikut, Mikel Arteta është finalizuar më së miri nga kapiteni i skuadrës, Martin Odegaard, i cili pas një pasimi të anësorit të mbrojtjes, Oleksandr Zinchenko dërgon topin në rrjetën e kundërshtarëve. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: