VIDEO/ Aksion “fotokopje”, Barcelona bën postimin epik për Lionel Messin

schedule12:56 - 11 Qershor, 2020

schedule 12:56 - 11 Qershor, 2020

Lionel Messi është një futbollist që i ka dhuruar botës së futbollit një numër të madh golash të pabesueshëm. Ylli argjentinas ka shënuar 696 gola deri më tani në karrierën e tij dhe një “parabolë” kundër Real Betis, është padiskutim një ndër më të bukurit.

Rakitic e shërben në hyrje të zonës dhe “pleshti”, pa u menduar dy herë, gjuan një parabolë dhe shënon një supergol. Me një qetësi të jashtëzakonshme, ylli argjentinas tregoi të gjithë klasin e tij.


Të njëjtin aksion, Messi e ka realizuar edhe sot në stërvitje. Madje, dhe goditja e tij, është “fotokopje” e atij golit ndaj Betis, por për fat të keq, tentativa ndalet në traversë. Këtë video, e postoi Barcelona në Twitter, duke shkruar: “Se ku e kemi parë këtë aksion…”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!