VIDEO/ Aksidenti tragjik në aksin Këlcyrë-Përmet, shoferi tentoi t’i largohej policisë me shpejtësi, makina përfundon në anë të lumit Vjosa

schedule08:14 - 2 Prill, 2024

schedule 08:14 - 2 Prill, 2024

Tetë viktima janë shkaktuar nga një aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Këlcyrë-Përmet. Në automjet ndodheshin 7 shtetas nga vendet e treta, ndërsa shoferi një shtetas nga Shkodra. Fatkeqësisht asnjë i mbijetuar.

Duke udhëtuar nga Përmeti në Këlcyrë , makina është pikasur nga një patrullë policie dhe në këtë mënyrë shoferi është kthyer pas me shpejtësi, duke tentuar t’i shpëtojë policisë dhe ka lëvizur me rreth 200 km/orë.

Kjo ka bërë edhe që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin e makinës duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në anë të lumit Vjosa.

Ekspertët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për hetimin e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!