Një aksident u raportua më herët se ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në superstradën Lezhë Milot.
Dy automjete u përplasën me njëra – tjetrën. Fillimisht u raportua për dy të plagosur. Ndërsa mësohet se nga përplasja është plagosur edhe vajza e mitur e çiftit që udhëtonin me mjetin me targa angleze, duke e çuar në tre numrin e të plagosurve.
Siç shihet edhe nga pamjet, policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Gjithashtu për shkak të përplasjes është krijuar edhe trafik i rënduar përgjatë superstradës,
Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al/


