Një aksident i rëndë u shënua pak pas orës 15:00 në rrugën Xhanfizo Keko në zonën e Porcelanit. Në aksident janë përfshirë dy mjeteve, të cilat janë përplasur me njëra-tjetren dhe kanë përfunduar në vijat e bardha, duke u marrë jetën dy këmbësorëve.
Siç shihet në pamjet nga vendi i ngjarjes që transmeton abcnews.al, dy kalimtarët janë përplasur për vdekje teksa tentonin të kalonin në vijat e bardha.
Gazetarja Leontina Nika raporton se dy këmbësorët ka qenë në cep të trotuarit kur janë përplasur fatalisht. Ata kanë mbetur të vdekur në vend, dhe kur ka mbërritur ambulanca kanë qenë pa shenja jete.
Policia në një njoftim paraprak për mediat, thonë se ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e mjeteve, ndërsa rrethanat e aksidentit pritet të zbardhen në orët në vazhdim. Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy automjetet kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normaleve të lejuara.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.
Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete./abcnews.al