Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Një mjet është përplasur me këmbën e urës, tek nënkalimi i Saukut.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 19 vjeçar. Mësohet se për shkak të dëmtimit, është hasur vështirësi për nxjerrjen e tij nga mjeti.
Është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse dhe drejtuesve të mjeteve në këtë segment që të nxjerrin të plagosurin, me iniciale E.K.
I plagosuri është nisur drejt spitali për të marrë shërbimin mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.06.2020, rreth orës 22:05, rrugës nga Mjull Bathore për tek Tegu, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E.K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al