Një aksident ka ndodhur minutat e fundit në fshatin Krahës të Tepelenës ku janë përfshirë dy kamionë.
Nga të dhënat paraprake raportohet se drejtuesi i kamionit Eugen Hidri, që është përfshirë në aksident ndodhet në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i kamionit është transportuar ne spitalin rajonal në Gjirokastër.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti./abcnews.al

