Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident në Lushnje, makina përplas 43-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

schedule11:20 - 18 Mars, 2026

schedule 11:20 - 18 Mars, 2026

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Lushnje.

Ngjarja ndodhi në by pass-in e Lushnjes ku një mjet tip Benz ka përplasur shtetasin Odise Petro, 43 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e kësaj goditjeje, ka marrë dëmtime në pjesën e këmbëve drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar drejt spitalit të Lushnjës.



Sipas informacioneve nga spitali, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para dyshohet se shkak i aksidentit është fakti që drejtuesi i biçikletës ka humbur kontrollin, duke dalë në karrexhatën ku udhëtonte automjeti.

Edhe pse drejtuesi i automjetit ka frenuar, nuk e ka shmangur dot goditjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!