Një furgon pasagjerësh është përplasur me një makinë të vogël dhe për pasojë dhjetë persona janë plagosur. Aksidenti rrugor ndodhi në vendin e qujatur “Kthesa e Murrashit” në Librazhd. Furgoni ishte i linjës Korçë-Berat dhe udhëtonte në drejtim të Beratit, kurse vetura ishte me targa të Durrësit. Të plagosurit u dërguan në spitalin më të afert në Librazhd. Deri tani nuk është njoftuar për rrezik jete tek ndonjë nga të plagosurit./abcnews.al