VIDEO/ Aksident në Berat, makina përmbyset në rrugë

schedule18:31 - 24 Gusht, 2022

schedule 18:31 - 24 Gusht, 2022

Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në urën e Moravës në Berat.

Siç shihet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e Abcnews.al, një makinë është përmbysur në rrugë. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për aksidentin.

/Abcnews.al/