Një aksident ka ndodhur në autostradën Thumanë-Kashar, pranë fshatit Gramzë. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe makina është përmbysur në kanalin pranë rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa raportohet se shoferi fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është penalizuar me masë administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
/abcnews.al/

