VIDEO/ Aksident në autostradën Lezhë-Milot/ Kamioni përplas motoçikletën, një i plagosur

schedule10:33 - 28 Shtator, 2023

schedule 10:33 - 28 Shtator, 2023

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në superstradën Lezhë-Milot, pranë urës së Matit.

Mësohet se një kamion ka përplasur një motoçikletë. Si pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar menjëherë për në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është ndaluar deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sakaq, si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe superstrada drejt Milotit. Policia po punon për të bërë zhbllokimin e rrugës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!