Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Milot.
Burime për ABC bëjnë me dije se një automjet ka përplasur këmbësorin Gjon Kola, rreth 60 vjeç, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet uniformat blu ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Kujtojmë se më herët janë shënuar disa aksidente, duke e kthyer superstradën Lezhë-Milot në një aks problematik.
/abcnews.al/