VIDEO/ Aksident masiv pranë Rinasit, përplasen disa automjete

schedule14:14 - 19 Prill, 2024

schedule 14:14 - 19 Prill, 2024

RINAS- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit, mesditën e kësaj të premteje.

Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Sakaq, drejtuesi i një trajleri ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Në pamje duken automjete të tonazhit të rëndë, të cilat janë përmbysur si pasojë e përplasjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave./ n.m.abcnews.al