Një 40 vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në aksin rrugor Thumanë –Krujë.
Sipas policisë një mjet tip “Trajler” është përplasur me një mjet tip “Opel” , ku si pasojë ka humbur jetën një 40 vjeçare identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur dhe janë lënduar dy persona të tjerë.
Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi i Trajlerit.
“Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.
Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al