Një autobus i linjës së “Unazës së Re” në Tiranë është përplasur me një makinë, për pasojë kanë përfunduar në mes të lumit të Lanës. Bashkë me të në Lanë ka rënë edhe një makinë e e tipit “Benz”.
Abc ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë ku duket se autobusi ka qenë plot me njerëz, ndërsa poshtë tij në mes të lanës ndodhet makina me të cilën është aksidentuar.
Aksidenti i frikshëm ka ndodhur në orën 20:10 te kinema Agimi. Disa pasagjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa mësohet se nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të lënduarit e dërguar në spital kanë qenë në makinën që është përplasur me autobusin. “Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al