VIDEO/ Akord total për pasardhësin e Messit, City konfirmohet “pirat” talentesh

schedule17:35 - 30 Prill, 2021

schedule 17:35 - 30 Prill, 2021

Manchester City ka strategji të qartë, kërkon të mbledhë talentet më të mirë në Amerikën Latinë dhe t’i bëjë ata yje të mëdhenj në arenën e madhe te futbollit europian. Pas Kayky, një tjetër talent përtej Atlentikut zbarkon në Manchester.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, raporton se “Qytetarët” kanë arritur marrëveshje me argjentinasit e Estudiantes për transferimin e 18-vjeçarit, Dario Ariel Sarmiento. Bëhet fjalë për kontratë 5-vjeçare për të riun dhe 6 milionë dollarë në mënyrë direkte për klubin.

Në marrëveshje janë përfshirë edhe plot 12 milionë dollarë në formën e bonuseve. Estudiantes mban edhe 20% të kartonit të talentit në rast rishitje. Sarmiento aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe shihet si një prej më të mirëve në Argjentinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!