VIDEO/ Akil Gjakova mbret i Europës në xhudo, i jep medaljen e tretë Kosovës

schedule18:49 - 17 Prill, 2021

schedule 18:49 - 17 Prill, 2021

Kosova siguron një tjetër medalje në Kampionatin Europian të xhudos, që po zhvillohet në kryeqytetin e Potugalisë, Lisbone.

Akil Gjakova është ai që ka nderuar veten dhe dardanët, pasi në finale mposhti rivalin izraelit, Tohar Butbul, në kategorinë deri në 73 kg.

Kjo ishte një hakmarrje e Gjakovës, i cili për herë të parë merr medalje, pasi në maj të vitit 2019 kishte humbur me Butbul në Grand Slam në Baku të Azerbajxhanit. /abcnews.al