Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë prindër të një vajze, me emrin e veçantë Ajka. Vogëlushja është kthyer në një ndër fëmijët më të komentuar të showbizzit shqiptar, pasi mami Xhensila dhe babi Besi ndajnë shpesh momente pranë saj.
Së fundmi, Ajka i ka bërë këngëtares deklaratën më të bukur të dashurisë. Ajo ka publikuar një video në ashensor së bashku me të bijën, teksa dëgjohet duke i thënë asaj fjalët më të ëmbla. “Të dua shumë sa qielli, sa toka.”, thotë Ajka.
Kujtojmë që Xhensila është përfolur se po vjen me një bashkëpunim me Majk dhe Getoar Selimin. Sipas burimeve për Prive, kënga është në punim e sipër dhe pritët të publikohet në muajt në vijim, por nuk dihet një datë e saktë e lancimit. /abcnews.al