Ajaxi duket i pandalshëm edhe këtë sezon dhe kampionët e Holandës, kanë marrë një tjetër fitores. Sot, të besuarit e Ten Hag luajtën në transfertë përballë Zwolle, duke triumfuar me rezultatin 2-4. Ishte Quincy Promes ai që shënoi dy gola të shpejtë.
Fillimisht, holandezi shënoi në minutën e gjashtë, për të dyfishuar pesë minuta më vonë. Në minutën e 20-të, Neres do të çonte shifrat në 0-3, duke mbyllur historinë e takimit. Hamer në minutën e 35-të bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-3.
Në pjesën e dytë, Zwolle do të shënonte në minutën e 65-të, për të prishur disi “qetësinë” e kampionëve, por Neres shënoi në minutën e 88-të për të vendosur rezultatin final në 2-4. Ajax ngjitet në kuotën e 32 pikëve pas 12 javësh, duke ruajtur kreun e Euredivisie./abcnews.al
Euredivisie, java 12
Zwolle – Ajax 2-4
Hamer 35′, Saymak 65′ / Promes 6′ 11′, Neres 20′ 88′