VIDEO/ Agjenti i shet apartament qenit, kafsha firmos kontratën me putrën e tij

schedule18:04 - 20 Gusht, 2023

schedule 18:04 - 20 Gusht, 2023

Policia iraniane arrestoi kreun e një agjencie të pasurive të paluajtshme pasi në një video që u bë virale, kompania e tij i shiti një apartament një qeni, thanë zyrtarët të dielën.

Videoja që qarkullon në mediat sociale tregon ‘Chester’ – një qen Shih Tzu – dhe një çift iranian duke bërë qenin e tyre të nënshkruajë me putrën e tij kontratën për blerjen e apartamentit.

“Chester” vendosi  putrat e tij në një enë boje me ndihmën e gruas përpara banakut, e firmosi. Pronari i qenit tha se çifti “nuk kishte trashëgimtarë dhe donte t’i shiste apartamentin qenit”.

Nuk ka ligj kundër mbajtjes së qenve në Iran, por, si në shumë vende muslimane, ata konsiderohen të papastër. Klerikët konservatorë kanë këshilluar që të mos mbahen si kafshë shtëpiake.

Të dielën, agjencia e lajmeve ISNA raportoi se “policia ka nisur një hetim” pas videos.

“Policia arrestoi kreun e agjencisë së pasurive të paluajtshme dhe mbylli kompaninë të shtunën,” raportoi faqja e internetit e gjyqësorit Mizan Online, duke cituar zëvendësprokurorin e përgjithshëm Reza Tabar.

Thabar tha se shitja kërkon të “normalizojë shkeljen e vlerave morale të shoqërisë dhe nuk ka bazë ligjore”.

Mizan nuk përmendi emrin e ndërmjetësit të arrestuar.

Shumë iranianë, veçanërisht në mesin e klasave të larta dhe të mesme, kanë përqafuar vitet e fundit trendin e mbajtjes së kafshëve shtëpiake, zakonisht qen dhe mace.

/abcnews.al