VIDEO/ Afrimi i radhës te Kastrioti, firmos për dy vite një sulmues

schedule14:38 - 24 Gusht, 2020

schedule 14:38 - 24 Gusht, 2020

Fjoralb  Deliu zyrtarisht është i Kastriotit, ndërkohë që sot me krutanët është bashkuar edhe një sulmues brazilian. Bëhet fjalë për Devid de Santana Silva. 24-vjeçari, shtatlartë, ka luajtur në Brazil dhe nuk është se ka spikatur me golat e shënuar.

“KS Kastrioti njofton afrimin e lojtarit brazilian Devid Silva. Sulmuesi 24 vjeçar ka firmosur kontratën që e lidh për dy vitet e ardhshme me Kastriotin. Lojtari që prej seancës së pasdites do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje. I urojmë suksese me fanellën e re”, njofton Kastrioti.

Në Krujë shpresojnë që të jetë një lojtar që mund t’u bëjë punë këtë sezon në Superiore. Ai do të jetë një alternativë për trajnerin Ramazan Ndreu, i cili gjatë kësaj jave pret që në skuadër të mbërrijnë edhe prurje të tjera. /abcnews.al