Vllaznia pëson gol në Shkodër, ndërsa Feyenoord barazon rezultatin ndaj Dritës. Skuadra e Brdaric po përballet për herë të dytë me AEL Limassol, në një “Loro Boriçi” të zjarrtë. Ekipi qipriot fitoi 1-0 takimin e parë të raundit të dytë të Conference League.
https://streamable.com/kls4bc
Sfida e kthimit po zhvillohet e fortë, por ekipi mik ka kaluar në avantazh në minutën e 20-të, kur sulmuesi Stefan Scepovic tundi rrjetën e kuqebluve pasi iu shkëput mbrojtjes vendase, duke afruar ekipin e tij me kalimin në raundin e tretë të turneut.
Drita po zhvillon një ndeshje të madhe në Holandë përballë Feyenoord (0-0 dueli i luajtur në Prishtinë). “Intelektualët” i mbyllën 45 minutat e para në avantazh 1-2. Marko Simonovski dhe Astrit Faziu autorët e golave.
https://streamable.com/zsj7eg
Vendasit kanë reaguar, dhe ia dolën të vendosin baraspeshën me golin e realizuar nga Guus Til në minutën e 68-të, falë një goli me kokë. Barazim 2-2 dhe ndeshja shkon në shtesa me këtë rezultat. /abcnews.al