VIDEO/ Adeyemi e Bellingham “të magjishëm”, Borussia Dortmund nuk i ndahet Bayern në garën e titullit

schedule19:48 - 7 Maj, 2023

schedule 19:48 - 7 Maj, 2023

Gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte për djemtë e Edin Terzic pasditen e sotme, me “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund që kanë shkatërruar në “Signal Iduna Park”, me rezultatin e thellë 6 me 0, “ujqërit” e Wolfsburg, në përballjen e vlefshme për javën e 31-të të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.

Vendasit arrin të shënonin nga 3 herë në secilën e pjesë, në një lojë të dominuar tërësisht nga ata. Adeyemi, Haller e Malen shënuan nga një gol respektivisht në minutat 14’, 28’ e 37’ të sfidës, duket e “hipotekuar” fitoren e vendasve që në fraksionin e parë të lojë, mirëpo nuk do të mbaronte me kaq.

“Verdhezinjtë” ishin të “uritur” për gola mbrëmjen e sotme dhe në minutat 54’ e 59’ çojnë rezultatin në 5 me 0 pas golave të Jude Bellingham e Karim Adeyemi. Teksa dukej se rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në fundin e lojës, talentin 19-vjeçar anglez, Jude Bellingham gjen sërish rrugën e rrjetës kësaj here me një goditje potente në minutën e 86’-të të sfidës.

Me këtë rezultat djemtë e Borussia Dortmund ngjiten në kuotën e 64 pikëve, vetëm 1 më pak se Bayern Munich i vendit të parë. Ndërkaq, në krahun tjetër, “ujqërit” e Wolfsburg mbeten në vendin e 7-të me 46 pikë dhe janë ndër pretendentët për të fituar një biletë në Evropë sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: