VIDEO/ ABC News siguron pamje të banesës ku fshihej vrasësi i policit në Fier

schedule22:51 - 15 Maj, 2024

schedule 22:51 - 15 Maj, 2024

ABC News ka siguruar pamjet nga vendi ku fshihej Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit 28-vjeçar të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj.

Mërnica fshihej në një banesë në fshatin Dërmenas, ku më pas shkuan forcat RENEA, pas negociatave nga babai dhe daja i tij, për ta dorëzuar.

Mërnica ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga policia, pasi ai u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit. Mësohet se Mërnica fshihej në Dërmenas.

Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.

Këtë të mërkurë, Cenaliaj u përcoll për në banesën e fundit. Homazhet për të u zhvilluan në Teatrin “Bylis” në Fier.

Dyshohet, se Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën.

Dy të rinjtë, banues në të njejtin fshat, u konfliktuan verbalisht dhe më pas fizikisht për kalimin në rrugën e ngushtë që po përshkonin me makinë.

Gjatë konfrontimit, 23 vjeçari e ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen./abcnews.al