Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ A është në një lidhje? Ish banori i Big Brother prezanton “të dashurën” e tij

schedule22:15 - 5 Maj, 2022

schedule 22:15 - 5 Maj, 2022

Granit Cana ishte një ndër banorët më të komentuar të “Big Brother VIP”. Kjo pasi në fillim pati një afrimitet të madh me Fifin, saqë u duk sikur kishte diçka mes tyre. Por gjërat ndryshuan dhe ata kanë treguar se kanë mbetur miq të mirë.

Ndërsa Fifi nisi një lidhje me Adis Patushin, janë të shumtë ata që e pyesin Granitin për jetën e tij private. Së fundmi, ai ka publikuar një video në TikTok përmes së cilës ka treguar nëse është në një romancë dashurie apo jo.

“Meqë shumica prej jush janë të interesuar të dinë nëse Graniti është në një lidhje ose jo, doja ta zbuloja me të gjithë ju që, Po. Graniti është në lidhje. Këtu me mua është edhe e dashura ime.” thotë ai teksa tregon shtangat e palestrës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!