VIDEO/ 60 minuta në SPAK, Shkëlzen Berisha: U mora në pyetje si një person që ka dijeni për “Gërdecin”

schedule11:50 - 26 Janar, 2023

schedule 11:50 - 26 Janar, 2023

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se një ore i marrë në pyetje për ngjarjen e Gërdecit.

Ai u shpreh  se ka qenë në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen.

Berisha u shpreh i habitur për faktin që thirret nga Prokuroria  e Posaçme, pasi ai nuk ka dijeni dhe ato që çfarë ka pasur për të thënë i ka bërë publike.

“Jam thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen e Gërdecit. Unë s’kam lidhje me këtë ngjarke, kam përsëritur ato që thënë publikisht.

Më bën përshtypje fakti se ë njëjta prokurori 15 vite më parë ka thënë që nuk i sheh të nevojshme këto deklarime”, tha ndër të tjera Shkëlzen Berisha.

Lidhur me shkresën në ministrinë e drejtësisë, për të cilën dëshmoi në SPAK edhe ish ministri Aldo Bumçi, Shkëlzen Berisha mohoi të ketë lidhje me të, edhe pse nuk mohoi takimet e zhvilluara në ministrinë e Drejtësisë.

S’kam asnjë lidhje me shkresë, Prokuroria duhe të thotë pas 15 vitesh kush e ka bërë atë shkrim. Mendoj që padiskutim prokuroria duhet të thotë e kujt eshtë kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Në orgjinal nuk ka asnjë shënim të tillë.

Që unë të futem në ministrin e drejtësisë për të takuar miqtë e mi, nuk do të thotë të marr vendime për VKM.” -u shpreh Shkëlzen Berisha.

Ndër të tjera ai tha se do të vijë në SPAK sa hetë prokuroria e posacme ta kërkojë, si një detyrim ligjor, ndërsa u shpreh se nuk ndihet aspak i rrezikuar.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!