Është vetëm 6 vjeç, por sfidat për të kanë qenë shumë të forta.
John Oliver Zippay u diagnostikua me leukemi në vitin 2016, por “luftëtari” nga Newbury nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjeti forcën për të triumfuar. Ai u përball me një udhëtim të gjatë, deri në seancën e tij të fundit, duke e hedhur pas krahëve sëmundjen e rëndë.
Pas kthimit në klasë, në shkollën katolike Shën Helen në vendin e Ohio, John Oliver u përshëndet si një hero i vërtetë nga shokët e tij të klasës me shumë duartrokitje dhe ovacion në këmbë.
Disa ditë më parë mjekët konfirmuan lajmin e shkëlqyeshëm të zhdukjes së sëmundjes dhe djaloshi mund të thuhet se është shëruar përfundimisht.
Në vitin 2016 fëmija u diagnostikua me leucemi akute limfoblastike, një kancer i rrallë i gjakut që buron nga limfocitet.
Trajtimi ka qënë shumë i vështirë për vogëlushin, i cili për periudha të gjata mungonte në shkollë dhe u detyrua të qëndronte larg miqve të tij.
Megjithatë, John Olivero vazhdoi të studionte me ndihmën e mësuesve. Pas kësaj periudhe të gjatë trajtimi, djali më në fund u kthye në shkollë dhe mirëpritja që mori ishte ajo e një heroi të vërtetë.
Shkolla tregoi një videdo-montazh të betejës së guximshme të Zippay, ndërsa ai përpiqej për një jetë të shëndetshme./abcnews.al