Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një helikopteri në rajonin rus Altai të Siberisë, thanë shërbimet e emergjencës.
Videoja që po bën xhiron e internetit tregon momentin kur helikopteri Mi-8, pak para uljes, në afërsi të kufirit me Kazakistanin, përplaset me kabllot elektrike, duke bërë që piloti të humbasë kontrollin dhe të shkaktojë rrëzimin.
Administrata Federale e Aviacionit e Rusisë tha se helikopteri mbante 13 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit
Mi-8 i përkiste kompanisë së mallrave me bazë në Moskë, Altay Avia.
Komiteti Hetues i Rusisë tha se ka nisur një hetim penal për shkeljet e sigurisë së aviacionit.
Rusia ka parë disa aksidente fatale avioni në vitet e fundit për shkak të mirëmbajtjes së dobët dhe standardeve të dobëta të sigurisë.
A Mi-8 helicopter crashed in the #Altai Republic.
Six people were killed and seven others were injured. According to preliminary data, the helicopter caught wires during landing. pic.twitter.com/80j3E4TJNV
— NEXTA (@nexta_tv) July 27, 2023
The moment of the fall of the tourist helicopter in #Altai. pic.twitter.com/33dVpDr4GK
— NEXTA (@nexta_tv) July 27, 2023