VIDEO/ 5-vjeçari ra në pus, katër ditë betejë për ta shpëtuar

schedule17:02 - 4 Shkurt, 2022

schedule 17:02 - 4 Shkurt, 2022

Ekipet e shpëtimit marokene po bëjnë një betejë dramatike, duke u përpjekur për të katërtën ditë radhazi të shpëtojnë një djalë 5-vjeçar, i cili është bllokuar në fund të një pusi, në një thellësi prej 32 metrash.

Ngjarja ka shkaktuar një emocion të madh. Dhjetëra mijëra njerëz po shikojnë emisione të drejtpërdrejta televizive për të shpëtuar të voglin.

Operacionet sot u bënë më intensive se dje. Ekipet e shpëtimit gërmojnë në tokë rreth pusit për të bërë një vrimë. “Shpëtimi i fëmijës është i pashmangshëm,” tha dje zëdhënësi i qeverisë Mustafa Baitas, duke shtuar: “Ne simpatizojmë familjen dhe lutemi që Ryan të kthehet tek ajo sa më shpejt të jetë e mundur.”

Aventura e djalit të vogël në Marok ka ndezur një valë mbështetjeje në internet me hashtag #SaveRayan në arabisht duke u bërë virale në të gjithë Afrikën e Veriut, duke përfshirë Algjerinë fqinje. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!