VIDEO/ 4 vite për të shënuar në Europë, Goetze i PSV është tjetër

schedule19:56 - 22 Tetor, 2020

schedule 19:56 - 22 Tetor, 2020

Mario Goetze kërkon të tregojë që mundet ende të luajë në nivele të larta. Borussia Dortmund nuk e kishte në plane dhe nuk ia ofroi një kontratë në verë, ndërkohë që sulmuesi refuzoi oferta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Heroi i Gjermanisë në Botërorin e vitit 2014 zgjodhi të transferohej në Holande te PSV dhe pas golit të shënuar në fundjavë në kampionat, ai ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në Europa League. 4 vite për të realizuar në kompeticionet europiane.

Gjermani shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, kundër Granada dhe ekipi i tij shkoi në dhomat e zhveshjes në epërsi. Sulmuesi u tregua i saktë me një goditje të fortë në hyrje të zonës, duke i çuar peshë tifozët e PSV. /abcnews.al