Të paktën 26 persona u arrestuan pas një operacioni të zhvilluar kundër trafikimit të emigrantëve.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka ndarë në Facebook, pamjet të operacionit “NOMADA”.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për 31 persona nën hetim.
Hetimet për goditjen e trafikut të emigrantëve, janë realizuar në bashkëpunim me Autoritetet Spanjolle, Kosovare dhe nën mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumenteve, kompjuterë e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumente të tjera me rëndësi për hetimin.
ABC News ka mësuar emrat e te arrestuarve:
Shtetasit e arrestuar janë:
- Bashkim Sula,
2. Njazi Ademaj,
3. Fitim Rama,
4. Ylli Brahimaj,.
5. Gridi Elezi
6. Rrezart Domi,.
7. Osman Luca,
8. Artur Mici.
9. Arsen Caka,
10. Adrian Mema,
11. Maksim Domi,
12. Jugert Gashi,
13. Emiljan Marashi,
14. Roland Islamaj,
15. Behar Rexha,
16. Deila Qama,.
17. Arnold Shahu,
18. Ylli Çaushaj,
19. Eriola Spaho,
20. Murat Gjuniku,
21. Bardhyl Imeri,
22. Bajram Xhaja,
23. Fatmir Stankova
24. Arben Rushiti
25. Leonardo Lama,
26. Xhelil Alla,