Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ 2 të rinjtë u fundosën me makinë në liqen, çfarë dyshon policia

schedule11:18 - 17 Qershor, 2022

schedule 11:18 - 17 Qershor, 2022

Tiranë – Erion Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe, kanë gjetur vdekjen në liqenin e Çekrezës në Tiranë.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se automjeti drejtohej nga Erion Muça. Deri më tani dyshohet se ka qenë një humbje e kontrollit të makinës që më pas ka përfunduar në liqen duke u marrë jetën dy të rinjve.

Kanë qenë disa banorë të zonës dhe më pas roja i liqenit që kanë konstatuar makinën e zhytur në ujë. Ata kanë njoftuar policinë lidhur më këtë ngjarje por nuk kanë mundur që të nxjerrin trupat. Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për nxjerrin e trupave të dy të rinjve.

Mbetet e paqartë nëse makina ka rënë gjatë natës në liqen apo mëngjesin e sotëm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!