VIDEO/ 13 vjeçari gëlltit gabimisht lodrën e qenit dhe në vend që të qeshë…fishkëllen

schedule10:02 - 14 Tetor, 2022

schedule 10:02 - 14 Tetor, 2022

Një 13-vjeçar është bërë viral për shkak të një incidenti që i ka ndodhur. Ai ishte duke luajtur në shtëpinë e tij në Montgomery, SHBA , kur ka ndodhur ngjarja e pazakontë. Ai donte të “acaronte” nënën e tij me një lodër qeni por duke u përkulur e ka gëlltitur gabimisht.

Natyrisht, gjëja e parë që bëri nëna ishte ta çonte në urgjencën e spitalit. Aty gjeti rastin të regjistronte një ngjarje të çuditshme që nuk e kishte vënë re më parë. Sa herë që djali i saj i vogël përpiqej të fliste ose të qeshte, ai bënte një zhurmë të çuditshme me gojën e tij, si një bilbil.

@brownjonathan33 It’s ture I almost die ##Neardeath#f#funny ♬ original sound – Jonathan Serrano

Siç shihet edhe në video, nëna e tij e pyet fëmijën nëse është mirë, ndërsa 13-vjeçari i përgjigjet me të qeshur, ndërsa bënte edhe zërin e çuditshëm. Megjithëse problemi i fëmijës 13 vjeçar mund të ketë pasur një anë qesharake, nëna e tij e dinte se ishte një çështje serioze.

“Kisha frikë se lodra do të lëvizte në një pozicion ku nuk mund të kalonte më ajër”, tha nëna e tij. Fatmirësisht, aventura e tij pati një fund të lumtur, pasi mjekët e spitalit, duke përdorur një endoskop, arritën të hiqnin lodrën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!