VIDEO/ “13 predha në trup”, Artan Hoxha: Si u vra Guxim Gjuriçi

schedule08:13 - 17 Janar, 2020

schedule 08:13 - 17 Janar, 2020

Gazetari i Abc News Artan Hoxha publikoi videon ekskluzive të vrasjes së Guxim Gjuriçit, në Tropojë.

Hoxha i cili ka vizituar vendin ku ndodhi krimi, tha se  në vendngjarje kishte ende gjurmë gjaku. Sipas gazetarit autori i është afruar Gjuriçit nga pas, dhe e ka qëlluar me breshëri. Mbi trupin  viktimës janë gjetur 13 predha, të gjitha në shpinë, çka tregon se është qëlluar nga pas.

Ajo që kam vënë re në skenën e krimit, aty kishte ende gjurmë gjaku, në momentin që tregohet me shigjetë. Madje një nga predhat ishte ngulur në beton, ishte në vendin e ngjarjes akoma. Afrimi i tij ka ardhur nga mbrapa makinës dhe e ka gjetur pas shpine viktimën, duke qenë se fizikisht Guximi ishte i fuqishëm është qëlluar disa herë në drejtim të tij, është hedhur i gjithë karikatori. Autori e ka bërë këtë gjë për të mos pritur edicionet e lajmeve mbijetoi apo jo, por për ta marrë pagesën.

Ky është lokali, kjo është pjesa e pasme e makinës, është pozicioni nga ka ardhur autori, nga mbrapa dhe ka qëlluar viktimën aty. Janë ende gjurmët e gjakut. Shenjat e bardha kanë ngelur nga rikoshetat e predhave. Aty po ta shikoni fillimisht, viktima do të jetë përkulur sepse kishte gjurmë gjaku. Ka një predhë në pjesën e përparme në kofanon e makinës, pastaj ka tre predha të tjera në lartësi shumë të madhe, të cilat të linin dyshime se një armë tjetër ka kryqëzuar zjarrin, por ende nuk ka dalë përgjigjia e laboratorit kriminalistik për të thënë se sa armë kanë qëlluar në vendin e krimit dhe në distancë 30-40 metra nga pozicioni ku është vrarë viktima kemi predha të tjera. Janë dy predha në pjesën e poshtme, të cilat kanë shpjegim në gjuajtje horizontale të qitëst. Por një predhë në pjesnë e sipërme, të cilën nuk e shpjegonin dot ekspertët që ishin atu. Pra predhat ishin te farmacia, në pjesën e sipërme të karburantit dhe predhat e tjera janë në tokë. Pra tre predha te karburanti, tre te farmacia, një në kofanon e makinës, dhe të tjerat në tokë. Fuqia e armës, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë edhe tejshpuese.

Viktima ka 13 predha në trup, madje është qëlluar edhe gjatë kohës që ka qenë në këmbë, por edhe në kur ka rënë në tokë, i ka të gjithë plumbat pas shpine. Nuk është e vërtetë që ka folur vrasësi me viktimën, askushnuk e ka dëgjuar. Autorët, apo autori ka patur edhe një avantazh tjetër, ka pasur një erë shumë të fortë. Zakonisht kur ka erë i zbut zhurmat e armëve dhe për më tepër kur ka erë të fortë. Për më tepër kjo ka bërë të ketë dyshime nëse është përdorur silensiator, prandaj njerëzit nuk i kanë dëgjuar të shtënat, por ka qenë era e fortë që ka bërë që banorët të mos dëgjojnë të shtënat. Viktima është gjetur pas 40 minutash nga nipi i vet, spitali është shumë afër, ndoshta kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që ai është qëlluar aq shumë. Ai ka shkuar në spital me jetën e humbur. Një nga dëshmitarët ka thënë se ka kujtuar që ishte një i dehur që ishte shytrirë, se ndodhej se ishte mes makinës dhe karriges së lokalit. Më vonë kur ka shkuar njeriu i vet ka njoftuar policinë. Ky 40 minutëshi i humbur  u ka dhënë kohë autorëve të largohen nga skena e krimit. Dyshimet e deritanishme janë edhe nga mënyra se si ka ndodhur edhe nga mjetet”, u shpreh gazetari Hoxha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!