Leipzig siguroi një tjetër fitore të thellë kundër Mainz. Skuadra e Nagelsmann kishte fituar 8-0 duelin e fazës së parë, ndërsa sot triumfoi 0-5 jashtë fushe.
Timo Werner, Yussuf Poulsen dhe Marcel Sabitzer ishin autorët e tre golave në pjesën e parë dhe mbyllën historinë e kësaj ndeshje. Werner realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke kompletuar trigolëshin e tij.
Ylli i Leipzig është ngjitur në kuotën e 24 golave në kampionat dhe Lewandowski i vendit të parë është tre rrjeta larg. Një përgjigje e mirë e Leipzig pas barazimit të javës së kaluar përballë Freiburg dhe vendi i tretë në renditje.
Distanca me kreun vijon të jetë shtatë pikë, teksa ndeshja e radhës është në mesjavë. Leipzig rikthehet të luajë në shtëpi ditën e mërkurë dhe do të ketë përballë Hertha Berlin. /abcnews.al