Ushtarët shqiptarë në të gjithë botën urojnë 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ditën e Flamurit, simboli kombëtar valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një video të postuar në Facebook, përcjell urimet e ushtarëve shqiptarë nëpër botë.
“108 vite pas shpalljes së pavarësisë, flamuri ynë 🇦🇱 valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB.
#GëzuarShqipëri🦅
#KrenariPërFA🇦🇱
#faleminderitpërshërbimin”, shkruan Xhaçka.e.su.a/abcnews.al