VIDEO | 10 sekonda absurde, shikoni si një tifoze tenton të hyjë në fushë

schedule11:17 - 21 Shkurt, 2020

schedule 11:17 - 21 Shkurt, 2020

Video, foto, episode dhe momente qesharake janë gjithmonë të pranishme në futboll. Sidomos në ligat më të ulëta, ku dhe niveli i sigurisë në shumë raste mungon.

Pikërisht gjatë një ndeshje të ligave të ulëta, ka ndodhur një episod shumë qesharak. Një tifoze, ka tentuar të futet në fushën e lojës, duke kapërcyer hekurat rrethues. Që në “startin” e misionit të saj, ajo rrëzohet, duke bërë që të pranishmit në tribunë të shpërthejnë në të qeshura. Por nuk mbaron këtu…

Tifozja në fjalë ngrihet dhe tenton sërish të futet në fushën e blertë, por përplaset në tokë nga spërkatës uji. Video është shpërndarë nga ODDSbible dhe është bërë menjëherë virale në “Twitter”./abcnews.al