Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ 10 lojtarë të PSG ngecin në ashensor, i nxjerrin zjarrfikësit

schedule15:09 - 4 Nëntor, 2020

schedule 15:09 - 4 Nëntor, 2020

E djeshmja nuk ka qenë ditë e zakonshme për lojtarët e PSG. Dje ata kanë mbërritur në Gjermani sepse sot luajnë ndeshjen e tretë të grupeve ndaj Leipzig. Pas seancës së trajnimit në orën 19:00 lojtarët e kampionëve të Francës janë  kthyer në hotelin e tyre, por rruga për në dhoma nuk ka shkuar mirë.

10 lojtarë kanë ngecur në ashensor dhe e kanë pasur shumë të vështirë për të dalë sepse ishin mes kateve. Për plot 50 minuta ata kanë qëndruar të mbyllur në ashensor, derisa zjarrfikësit erdhën në vendngjarje dhe nxorrën jashtë.

https://streamable.com/m2u505

Një situatë shumë e vështirë në kampin parizien, që është “dekonspiruar” nga mbrojtësi Kurzawa, i cili fillimisht publikoi në “Instagram” momente nga ngjarja dhe më pas i fshiu.

Mediet franceze njoftojnë se lojtarët e ngecur kanë qenë: Presnel Kimpembe, Leandro Paredes, Angel Di Maria, Marquinhos, Bandiougou Fadiga, Abdou Diallo, Idrissa Gueye, Moise Kean, Colin Dagba dhe Kays Ruiz-Atil.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor për askënd dhe pas daljes së të gjithëve, kjo situatë është shoqëruar me ilaritet, siç shihet në video. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!