Antonio Conte nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Arturo Vidal dhe drejtuesit e Interit do të tentojnë transferimin e mesfushorit të Barcelonës në merkaton e janarit. 32-vjeçari ka folur rreth së ardhmes në një prononcim për TV3.
“Luftëtari” latin nuk përmend emra klubesh, por nuk e përjashton largimin nga klubi katalanas në dimër. Gjithmonë nëse vazhdon të mos aktivizohet nga trajneri Ernesto Valverde.
“Do të më pëlqente të qëndroja përgjithmonë te Barcelona, por më duhet të jem realist dhe të mendoj ditë pas dite. Nëse do të kuptoj që nuk jam më i rëndësishëm në janar ose në fund të sezonit, më duhet të kërkoj për një tjetër klub“, thekson mesfushori kilian. /abcnews.al