Është kthyer në trend mesazhi i lamtumirës për tifozët nga futbollistët kur largon nga klubet e tyre. Të njëjtën gjë, ka bërë dhe Arturo Vidal, i cili u largua nga Barcelona për të firmosur me Interin. Në postimin e tij të lamtumirës, mesfushori shkroi:
“Sot i përshëndes të gjithë në Barcelonë, pasi kam jetuar dy vite të mrekullueshme në këtë klub të madh. Po largohem me krenarinë e veshjes së kësaj fanelle dhe faktit që luajta së bashku me lojtarë të mëdhenj dhe njerëz të shkëlqyer.
Dua të falënderoj familjen time, shokët e mi të skuadrës, trajnerët, menaxherët, mjekët, stan dhe të gjithë tifozët e mrekullueshëm që gjithmonë më kanë treguar dashuri.
Sot filloj një fazë të re të jetës time, por gjithmonë do të qëndroni në zemrën time. Shihemi së shpejti dhe si gjithmonë: Visca el Barca”, shkroi Arturo Vidal në faqen e tij zyrtare./abcnews.al
?
???? pic.twitter.com/DYyqZN4NCR
— Arturo Vidal (@kingarturo23) September 21, 2020