Vidal do të përshëndetet me Interin, pritet të transferohet në Argjentinë

schedule09:20 - 3 Korrik, 2022

schedule 09:20 - 3 Korrik, 2022

Arturo Vidal do të përshëndetet me Interin gjatë kësaj merkatoje, pas dy vitesh si zikaltër. Mesfushori veteran pas 15 vitesh qëndrimi në futbollin evropian.

E ardhmja e Vidal është në Argjentinë, pasi karrierën pritet ta vazhdoj te Boca Juniors. Gjiganti argjentinas ka fituar garën me Flamengon për të siguruar shërbimet e mesfushorit kilian.

Edhe pse të gjithë prisnin që e ardhmja e kilianit të jetë në Flamengo, Boca lëvizi shpejt duke fituar garën dhe sipas mediave italiane Vidal tanimë ka pranuar ofertën e tyre.

33-vjeçari pritet të zgjidh kontratën me Interin dhe javën e ardhshme do të zyrtarizohet nga Boca. /f.a/abcnews.al