Përplasjet në zonën e Unazës së Re mëngjesin e të martës kanë izoluar kryeqytetin. Policia e Shtetit ndaloi qarkullimin e mjeteve në të dy krahët e unazës nga rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” deri në mbikalimi te “Pallati me Shigjeta”. ABC NEWS vëzhgoi atë që ndodhte në krahun tjetër të përplasjes së Polisicë me banorët e Astirit.
Ngjarja e Unazës së Re prodhoi tension dhe përplasje të forta në rrethrrotullimin pranë sheshit “Shqiponja”, ndërkohë që paralizoi dhe boshatisi një nga akset më të ngarkuara në kryeqytet.
Aksi i unazës në të dy krahët e tij paraditen e të hënës ishte në shtetërrethim. Çdo mjet që tentonte të thyente urdhërin e Policisë, ndalohej nga efektivët ose detyrohej të zgjidhte rrugë alternative.
Disa prej banorëve dhe bizneseve vendosën të ishin një hap përpara fadromave të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit duke larguar në mënyrë vullnetare orenditë apo produktet që tregëtonin.
Gardhi i vendosur nga efektivët e Policisë dhjetra metra larg vendit ku fadromat rrëzonin një e nga një ndërtesat, izoloi edhe shumë prej banorëve të “Astirit”.
Urdhëri i Policisë ishte i prerë: Askush nuk duhet të kalojë, ndërkohë që nuk mungonin edhe kërcënimet për largim nga puna për efektivë që tregoheshin njerëzor ndaj kërkesave të banorëve.
Në kohën që banorët e Unazës flasin për vijim të rezistencës, efektivët e Policisë vijojnë të mbajnë në duar skafandrat dhe maskat kundragaz si tregues se dhuna dhe përplasjet nuk kanë përfunduar./abcnews.al