Vëzhgim i ABC News/ Korsitë e reja rrisin interesin për biçikletë

schedule15:54 - 22 Gusht, 2018

schedule 15:54 - 22 Gusht, 2018

Shtimi i korsive të dedikuara të biçikletave në Tiranë ka rritur interesin e qytetarëve për të blerë një biçikletë, apo për të parë këtë mjet si mundësi transporti në kryeqytet. Por me gjithë praninë e tyre, shumë nga çiklistët aktualë injorojnë duke zgjedhur të ecin nëpër trafik duke u bërë burim aksidentesh.

Në rrugët pranë qendrës së Tiranës nuk ka korsi emergjence. Por nuk mungojnë korsitë e dedikuara për çiklistët. Korsitë e dyrrotakëve ekologjikë po shtohen dita-ditës në qytetin me trafikun më të rënduar në vend. Shtimi i tyre, duket se ka zgjuar insteresin e qytetarëve për të blerë një biçikletë.

Banor: “Kjo është refklektuar si në numrin e biçikletave që qarkullojnë në rrugë, si dhe dëshirën e njerëzve për të blerë biçikleta, sepse duke patur korsinë e tyre në rrugë ndihen më të sigurtë edhe në shitje ka diferencë në rritje”.

Banor: “Shtimi i i korsive ndikon, se njerëzit duan të ecin më lirshëm e më të sigurtë. Patjetër që ka shtim ka gati 1 mijë çiklistë në gjithë Tiranën vit për vit”.

Ndërsa dëshira për bicikletë është shtuar, korsitë e dedikuara nuk joshin aspak disa prej përdoruesve aktualë të tyre. Gjatë një vëzhgimi 120 minutësh i “ABC News” në akset pranë sheshit “Willson” u vu re se pista e posaçme e biçikletave nuk kishte përdorim masiv.

Për këtë çiklist korsia e dedikuar në krahun tjetër të rrugës nuk duket fare interesante. As për këtë. Ai zgjedh ta injorojë korsinë dhe të ngasë në trafik duke rrezikuar veten, por edhe drejtuesit e automjeteve.

Duket se pas krijimit të korsive të dedikuara të çiklistëve, detyra e dytë madhore e Bashkisë Tiranë, apo e shoqërisë është të bindë çiklistët t’i përdorë ato. /abcnews.al