Në të Enjten e Madhe të Pashkës, besimtarët e krishterë nisin të lyejnë vezët e kuqe.
Ilda Sylari dhe Eleni Prifti, të ndihmuara edhe nga besimtare të tjera ortodokse përgatitën se bashku vezët, simbolin e Pashkës.
Përgatitja e vezeve eshte një proces që kerkon angazhim, por sjell një atmosferë të veçantë në shtëpine e besimtarëve.
“Të enjten ne lyejmë për besimtarët e familjes dhe një vezë që e lëmë për gjithë vitin në shtëpi. Në fillim ziejnë vezët në zjarr të ngadaltë që mos thyhen. Në një enë tjetër hehdin 6 gota ujë, një bojë të kuqe,në të do të hedhim një filxhan e gjysmë uthull, pak kripë dhe nuk e vëmë më në zjarr, kjo është e vakët. I nxjerrim vezët dhe i lëmë të ftohen pak për pesë minuta. Pas një ore i lyejmë me pak vaj”.
Eleni Prifti, e lindur në një familje korçare, besimtarësh të devotshëm ortodoksë e ka ruajtur çdo vit traditen e vezës së kuqe.
“Në Korçë kam dëgjuar nga vjehrra ime, kishte tre vajza dhe at oi mësoi me këto tradita. Më mësoi edhe mua që këto vezët t’i kishim të veçanta për njerëzit që do na vinin në familje.”
Ne shtepine e saj ky moment i veçante i pashkes në të enjten e madhe nuk ka munguar edhe atehere kur feja u ndalua.
“E kujtoj me vështirësi, por prap ne ndjenim një gëzim. Na thonin gjyshet, e llogaritnin ato, na thonin bie pashka në prill ose në maj dhe neve na mësonin. Na thonin këto ditë do të bënin punët e pashkës”.
Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj. Në momentin që shpërthen del në dritë. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon flijimin dhe në rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Kështu lëvozhga e vezës simbolizon varrin e Krishtit, që u hap dhe dha jetë.
Pasi vezët janë bërë gati, ato mbahen deri të dielën e Pashkës dhe më pas shpërndahen tek njerëzit më të afërt dhe fqinjët.
Me shprehjen Krishti u Ngjall, besimtarët i thyejnë vezët me njëri-tjetrin në drekën e Pashkës për të festuar fitoren e jetës mbi vdekjen./abcnews.al