Ky mëngjes pranvere tre ditë para Pashkës ortodokse këtë grup mikeshash I ka gjetur bashkë.
Është e enjte e madhe dhe besimtarët ruajnë me përkushtim traditën e hershme, lyejnë vezët e kuqe.
“Veza simbolizon gjakun e Krishtit dhe ne si ortodoks si bëjmë me ngjyra të tjera, por vetëm me ngjyrën e kuqe”, tha Lefteria.
Një zakon i thjeshtë që për to ka domethënie të madhe.
“Historia është e mirëfilltë. U hap lajmi që u ngjall jezu krishti, por nuk besohej nga të gjithë. Maria Magdalena iu përgjigj, po u ngjall. Dikush i thotë është e vërtetë sa vezët e tua të bardha të bëhen të kuqe. Përnjëherësh vezët u bënë të kuqe. Kjo vërtetonte se Krishti ishte ngjallur”, tha Vasilika.
Çdo hap i këtij procesi i kthen në fëmijëri, atëherë kur feja ishte e ndaluar.
Mes bisedave nuk ndajnë vetëm kujtimet, por dhe emocionet që iu përcjellë kjo festë.
Rituali përcillet ndër breza dhe bashkon jo vetëm familjet. Në fund, tryeza mbushet me vezë të kuqe, simbol i shpresës dhe jetës së re.
“Përveç se festohet në familje mbaj mend se ndanim dhe në lagje edhe pse ishim myslyman, katolikë, gëzonim sëbashku e pranonin dhe ato vezën. Në shtëpi nuk diskutohet se është festa më e bukur atë ditë. Gjëja e parë që bëjmë atë ditë është thyejmë vezën. Thyejmë një, dale sa kam bërë pak.. nis nëna dua dhe një tjetër unë. Është kënaqësi shumë e madhe”, u shpreh Joana.
Të dielën e Pashkës këto vezë besimtarët I thyejnë me njëri tjetrin


